Përvjetori i dytë i pavarësisë së Kosovës! Në pritje të ndodhive!

Përvjetori i dytë i pavarësisë së Kosovës.
Në pritje të ndodhive!

Sot, bëhen dy vite që nga shpallja e pavarësisë ë Kosovës, me që rast u dha fund pritjes shumë vjeçare dhe mundimeve të shumta që breza të shumtë me qëllim që të arrihej kjo. Shumë njerëz nuk arritën ta përjetonin pavarësinë e Kosovës ndonëse kanë dhënë kontribute të ndryshme e ndër ta ndodhet edhe i nderuari, z. Ibrahim Rugova; që dha kontribut të shquar në ndërtimin e Kosovës si shtet i pavarur duke promovuar Kosovën si shtet demokratik, me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj pa dallime etnike, fetare, race etj. E ndiejmë mungesën thellë në zemrat tona e të gjithë të rënëve gjatë luftërave të ndryshme që kanë ndodhur që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 1912, e tutje deri në përfundim të luftës së fundit që populli i Kosovës i ka bërë me forcat e ndryshme serbe.

Çfarë ka bërë Kosova gjatë këtyre dy viteve të para të pavarësisë?

Gjatë përvjetorit të parë kemi pasur një varg njohjesh të para por që kah fundi i përvjetorit të parë filloi një ngërç në njohjet e reja që kryesisht janë si suksese të diplomacisë së shtetit fqinj verior, Serbisë. Kosova përfshihet në marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare që një ndër to mund të cekim anëtarësimi në CEFTA. Dobitë dhe dëmet që na solli anëtarësimi në CEFTA janë të shumta por dëmet janë më të mëdha e sa dobitë pasi që Serbia dhe Bosnja nuk i lejojnë produkte e prodhuesve si dhe të kultivuesve të gjërave ushqimore për në tregje e vendeve të treta. Kjo paraqet një shkelje të marrëveshjes shumëpalëshe, CEFTA, ku është e garantuar shitja e produkteve ndërmjet shteteve anëtare pa pasur tatime në ato produkt.

Në vitin e dytë u korrën disa suksese si dhe u volën me ose pa dëshirë dështime në fusha të ndryshme. Ndër sukseset e para mund të themi njohja nga shtete fqinje si Mali i zi si dhe IRJ Maqedonia, që kanë qenë vazhdimisht nën ndikimin e politikës serbe dashakeqe për shqiptarët. Kjo, qe si një thikë pas shpine për diplomacinë serbe, por ç’të bëjmë i jeta ashtu edhe politika ka baticat si dhe zbatica e veta. Pastaj, Kosova u anëtarësua në Bankën Botërore (BB) si dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Edhe kjo numërohet i dështimi i radhës i diplomacisë serbe. Në çështjen e CEFTA-s ende nuk u gjet një zgjidhje, aksione qytetare bënin apel të bojkotoheshin produkte serbe por si duket kjo nismë nuk ka pas shumë sukses. Me një fjalë si zgjidhje e kësaj çështje duket të jetë dalja nga CEFTA si dhe bllokimi I produkteve nga këto dy shtete në kufi e përderisa nuk lëshohen mallrat tona të qarkullohen nëpër Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Më në fund po hetohet shtetësia e Kosovës pasi që policia e Kosovës po arrin t’i qytetarë serb madje edhe politikanë që kanë hyrë në Kosovë ilegalisht. Kjo më bënë të ndihem sado pak që po jemi një shtet një kuptim të mirëfilltë të fjalës ndonëse ende nuk ka mbulesë të kushtetutës së Kosovës në të gjithë territorin e Kosovës. Por, ende shumë punë ka për tu bërë në Kosovën tonë të pavarur – shtet sovran me integritet të territorit por që ende është në konstruksion e sipër.

Së shpejti pritet të shpallet verdikti nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që do ta shpallë të vlefshme apo të pavlefshme të shpalljes së njëanshme me koordinim me faktorë ndërkombëtar. Ende nuk dihet çfarë pasojash do të ketë në vitin që po vjen. Presim pasaportat biometrikë, kontrollim më të mirë të kufijve, luftë ndaj korrupsionit, ndaj trafikut të lëndëve narkotike, të trafikut të njerëzve, një qasje më serioze ndaj problemeve në sferën rajonale pasi që tanimë jemi bërë shtet apo jo?

Ahmet N Murati
17 shkurt 2010

Published by amurati

I am a software developer, translator and poetry writer soon also a novel to be turned into a movie

Leave a comment

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: