Disa nga arsyet pse pajisjet e Teknologjisë Informative prishen
Shkruar nga Ahmet Murati
Linkedin
Facebook
Grupi Përkrahje për TIK
Kompjuterët:
Ndër prishjet më të shpeshta të kompjuterëve janë programet keqbërëse që mund ta ngadalësojnë shumë punën e kompjuterit, mund ta zënë hapësirën e diskut duke replikuar (përsëritur) kopje të vetvetes të njorura si worm (krimba), disa të tjerë regjistrues të tasteve (keylogger) etj. Për më shumë mund të lexoni në artikullin në vijm. Ca shpjegime në lidhje me sigurinë e kompjuterëve.
Por, përveç problemeve të zgjidhshme që kanë të bëjnë me paragrafin paraprak ekzistojnë edhe gjëra tjera që shkaktojnë në mos mbarëvajtjen e punës së kompjuterit. Disa nga faktorët që e dëmtojnë kompjuterin janë:
- Pluhuri,
- Uji ose pije të ndryshme
- Luhatjet e tensionit të rrymës
- Ndalja e rrymës në mënyrë të dhunshme.
1) Pluhuri
Pluhur është një ndër armiqtë e kompjuterit sepse pluhuri si dhe pa pastertitë tjera bllokojnë sistemin e ajrosjes së kompjuterit përkatësisht të procesorit si dhe të kartelës (çipit) grafik. Për të evituar këtë problem rekomandohet pastrim i përmuajshëm, për çdo muaj, me ajr, presion mesatar jo më shumë se 1.4 bar. Me anë të pastrimit të rregullt ju arrini ta mbroni kompjuterin tuaj për një kohë të gjatë. Nëse hapet kompjuteri ose laptopi për tu pastruar në tërësi duke përfshirë edhe pajsjen për ftohje aktive dhe pasive të procesorit dhe kartelës grafike, kur të përfundojë puna duhet të përdorni pastë termike dhe pastaj të vendosni veglat e ftohjes. Tejngrohja ose mbingrohja e kompjuterëve ose laptopëve ia shkurton jetën e pajisjes për disa herë.
2) Uji ose pije të ndryshme
Disa njerëz preferojnë të pinë kafe ose pije të ndryshme gjatë punës me kompjuter. Nëse dëshiron apo duhet të pish ujë për shkak të temperaturës së lartë që ndodhet gjatë verës patjetër duhet të keni ose shishe që mbyllen me kapak ose diçka e ngjashme se termos apo diçka tjetër por patjetër duhet të jetë e mbyllur që mos të rrjedh ujë nëse aksidentalisht e rrëzojmë shishen. Uji në bjen në kontakt me pajisje të rrymës shkaktohet lidhje e shkurtë dhe si pasojë digjen komponente të ndryshme që mund të jenë të riparueshme ose të pariparueshme në tërësi.
3) Luhatjet e tensionit të rrymës
Në kohëra të tanishme si kompjuterët edhe laptopët mund të punojnë me tension prej 100 volt deri në 230 volt me frekuencë 50 respektivisht 60 Herz. Mirëpo luhatjet jashtë këtij brezi shkaktojnë telashe në komponente të ndryshme të kompjuterit si pllakë amë, disk etj. Për këtë arsye rekomandohet që të pajiseni me një pajisje që ofron edhe rrymë për disa minutë por edhe ia ofrojnë rrymë stabile kompjutert (laptopit). Këtë ta ofrojnë vetëm UPS që e kanë fonksionin Regullim Automatik i Voltazhës (Automatic Voltage Regulator) ose shkurtimisht AVR.
4) Ndalja e dhunshme e rrymës
Gjithashtu si në pikën 3 edhe në këtë pikë ndalet rryma por efektet janë më të ndryshme. Gjatë kësaj ndodhie rëndom disku mund të krijoj CRC32 error (Cyclic Redudancy Error), ose të krijoj Bad Sector, sektorë të dëmtuar. Kjo gjithashtu mund të shkaktojë djegien e kontrollerëve të ndryshëm në pllakën amë. Për këtë arsye rekomandohet ta keni një UPS që të paktën 10 minutë i ofron rrymë kompjuterit që ta fikni kompjuterin në mënyrë normale.
Përdorimi i pajisjve për furnizim të vazhdueshëm i ka disa anë pozitve por edhe ka anë jo të dobishme apo të themi të kushtueshme për përdorim. Arsyeja është se bateritë e UPS mund të tekjalojnë ciklin e rimbushjeve dhe pastaj më nuk mund të ofrojë eficiencën e njëjtë si e ka pasur paraprakisht. Bateria e UPS është e zëvendësueshme por duhet të blihet.
Që të punoj kompjuteri më mirë rekomandohet edhe defragmentizim i diskut. Sa më shumë që përdoret kompjuteri aq më shpesh duhet të defragmentizohet. Defragmentizimi i diskut nënkupton se skedarët në kompjuter rëndom nuk ruhen që nga fillimi deri në mbarim pa u ndërprerë ose pa dal në sektor tjetër. Kështu që skedarët ose programet mund të ndahen në copëza të madhësive të ndryshme dhe në këtë mënyrë ruajtja e tyre ështe shkapërderdhur. Kur ai program ose skedar të ekzekutohet ose të hapet nëse është shumë i shkapërderdhur atëherë koha e ngarkimit të tij është më e gjatë. Kështu që defragmentizim i kompaktizon skedarët e shkapërderdhur në formë të vazhdueshme prej fillimi deri në mbarim, e rrjedhimisht edhe programi ose skedari hapet më shpejt.