Një e re e me flokët e kuqe kaçurele, ajo shkonte çdo ditë në pyell që të mbledhte këpurdha por një ditë i doli përpara një këpurdhë shumë e vogël pranë nj këpurdhe gjigande. Ajo menjëherë u ngjit mbi këpurdhën e vogël ta shihte këpurdhën gjigande. Sa desh të ngjitej në këpurdhën e vogël humbi fuqinë që kishte e ajo ra poshtë. Po sa e madhe që duket këpurdha gjigande sa që edhe dielli ia kishte zënë dritën dhe atë për pak sa gjumi nuk e zuri por një zë nga larg e thërriti atë, se çbuçiste ai zë, kumbonte në oktavat më të larta e sa vinte e dëgjohej më theksueshëm. Dhe ajo mendon pse e thërret dikush?! Kur afrohet e sheh që miku i saj e thërriste sepse kishte ardh një letër. Atëherë ajo ngritet dhe filloi me të katarta të vraponte në drejtim të shtëpisë dykatëshe me konstrukt druri por shumë stabile. Kur ajo hyri brenda ishte mbushur tërësisht me frymë, sa që nuk mund ta merrte letrën e ta lexonte. Pushoi paska dhe e piu një gotë ujë se e kishte kapluar etja që nga mëngjesi nuk kishte pirë ujë. E mori zarfin dhe filloi ta lexojë “E nderuara Znjsh. X ju njoftojmë se bordi ynë ka vendosur” e pastaj ajo mendon se çfarë kanë vendosur ende pa kaluar në rreshtin vijues “që je pranuar në punë dhe mund të fillosh që të hënën. Me vete merr kartelën tuaj të identitetit si dhe patent shoferin nëse e keni” E ngazëllyer shumë, ajo e lë letrën që t’i tregonte mikut të saj. Por puna ishte rreth 70 km larg dhe zonjusha duhej të zhvendosej. Dhe pa vënë re fare mikun ajo vazhdon ta lexojë letrën. “Duhet të vish në ora 7:30 te zyret tona. Adresën e gjeni në fund të letrës. Mirë se na vjen. Me nderime …..”. Me kaq, përfundoi letra, por edhe fjalët u tretën diku. Miku filloi të mendonte se më zonjushën X nuk do ta shihte më asnjëherë. Ajo e vendosi letrën përsëri në zarf, dhe me vrap shkoi në dhomën e saj, të planifikonte se çfarë do të vishte për ditën që do të shkonte në punë. Por, harroi të përshëndetej me mikun që e njoftoi për arritjen e letrës. Miku nuk kishte çfarë të bënte, e mblodhi veten dhe shkon në shtëpinë e tij që e kishte pak më tutje, jo andej kah mali por këtej kah qyteti, diku nja 15 minutë ecje nëpër një rrugëze gjarpërore nëpër kopshte të natyrë me lule e aroma të këndshme. ….. (vazhdon)
https://www.facebook.com/notes/10221707247042986/