Për shkak të problemeve të shumta që kanë ndodhur që dje me Facebook si dhe sot që ndodhi rasti që prej orës 11:00 deri në ora 15:00 nuk ka funksionuar fare jo vetëm në Kosovë por në shumë vende të BE-së si dhe në disa vende të SHBA-së.

Imazh i adaptuar nga https://downdetector.com/status/facebook/map/ Datë: 29.09.2015 20:29
Siç shihet në hartë e mësipërme tani për tani zonat që kanë ngjyrë të verdhë janë paraqitur shumë persona që kanë raportuar se kanë probleme me Facebook.
Ndërsa gjatë ditës së sotme ka mundësi të ketë ndodhur për shkak se në SHBA kanë mbaruar adresat e IPv4 e janë duke kaluar në IPv6.

Gjatë ditës së djehshme Facebook kishte probleme të brendshme ku pjesa kryesore e Facebook Graph API nuk përgjigjej fare.
Ndërsa tani për tani Facebook hapet por një pjesë e tij nuk është duke ardhur fare. Në fushën e zhvillimit të programeve njihet si stylesheet. Kjo e bënë që një ueb faqe të paraqitet siç e shohim normalisht. Nëse kjo nuk shkarkohet, nuk vjen kur e hapim facebook nga atëherë e kemi këtë pamje
Skedarët problematikë që nuk vijnë e që e prishin si funksionalitetin e Facebook si dhe të pamjes së facebook janë këto
- https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/v2/y6/r/RrNAxe9kFXq.js
- https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/v2/yb/r/GsNJNwuI-UM.gif
- https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/v2/yk/r/LOOn0JtHNzb.gif
- https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/v2/yM/r/Sn4TZHy6qZe.css
- https://static.xx.fbcdn.net/rsrc.php/v2/ys/r/ddJHC9dUtXV.css
Ku shihet që një skedarë JavaScript, 2 imazhe të tipit Graphics Interchange Format (GIF) si dhe dy shtresa të stilit nga serveri https://static.xx.fbcdn.net.
Pa u rregulluar problemi me këtë server nga vet ana e Facebook Inc. nuk mund të bëjmë asgjë në mënyrë legale përveç nëse bëjmë tweaking ose hacking të sistemit.