Një e re për shkencat mjekësore në Shqipëri, studentët, mjekët dhe farmacistët. Ata do të kenë mundësinë të zhvillojnë trajnime online me pedagogët e Universitetit të Harvardit me çmime shumë të arsyeshme sepse kanë ndërhyrë dy “mikesha” që quhen Detina Zalli dhe Argita Zalli, binjaket nga Shqipëria të cilat kryejnë kërkime shkencore, ku Detina jep leksione në këtë universitet prej disa vitesh, ndërsa Argita është hulumtuese dhe lektore në Imperial London Medical.
Detina Zalli dhe Argita Zalli po bashkëpunojnë me universitetin e Harvard-it dhe po e sjellin në Shqipëri një mundësi të artë për të gjithë mjekët, stomatologët, farmacistët dhe studentët e shkencave mjekesore (të cilësdo degë që ka të bëjë me shkencën). Bëhet fjalë për një trajnim në fusha të ndryshme të mjekësisë si kirurgji, kardiologji, onkologji, dermatologji, kërkime shkencore dhe pediatri. Trajnimet do të zhvillohen online nga profesorë të Harvardit. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të marrin një certifikate të njohur dhe të firmosur nga Harvard University. Trajnimi vlen për të gjitha shtetet dhe është në gjuhën angleze.
Të gjithë të interesuarit duhet të kontaktojnë në wespeakscience@gmail.com duke shkruar si titull “Trajnim në Harvard” si dhe duhet të shkruan profilin e studimeve që e keni.
We Speak Science është një projekt për të përhapur informacione shkencore dhe për të ndihmuar shkencëtarët e rinj kudo janë, i cili funksionon online dhe është themeluar nga Detina dhe motra e saj Argita Zalli, të dyja kërkuese shkencore. Nga Argita dhe Detina Zalli për të ndihmuar mjekët dhe shkencëtarët