Microsoft: Windows 10.
Ditëve të fundme kemi marr lajme të mira nga Microsoft për mundësi të marrjes së Windows 10 origjinale edhe pse më herët Windows 7 ose 8 e keni të regjistruar në mënyrë jolegale. Kjo ua lehtëson punën përdoruesve pasi që me sistem operativ të lincesuar siguria është më në nivel të kënaqshëm. Gjithashtu, Microsoft ka plasuar me datën 27 tetor 2015 përditësimet të reja për të rregulluar probleme në lidhje me sistemet e ekriptimit SHA1 dhe SHA2
MySQL probleme serioze
Raportohet se hakerët e kanë mbushur bazën e të dhënave MySQL me kode dhe programe të ndryshme që i bënë ueb faqet të punojnë më ngadalë sepse këto programe keqbërëse me anë të sulmit DDOS ia zvogëlon gjerësinë e brezit dalës të serverit. Kjo rrjedhimisht dëshmohet duke e zvogëluar shumë shpejtësinë e hapjes së një ueb faqe dhe mundësisht ndërprerje totale të shërbimit të Serverit dhe ueb faqja nuk hapet fare.
Për më tepër në lidhje me programet keqbërëse mund të lexoni
Lloj i ri i baterive
Sipas ScienceDaily, shkencëtarët nga Univesiteti i Cambridge kanë zbuluar një lloj të ri të baterive demonstruese në laborator që do të jenë shumë më të mira se sa bateritë e tanishme. Ato janë 90% efikase dhe do të mund të rimbushen më shumë se 2’000 herë. Këto mund të jenë bateritë e gjeneratës së re sepse këto bateri përbëhen nga litiumi dhe oksigjeni, praktikisht litium dhe ajr. Kështu që do të keni një super intensitet të lartë pasi që përveç litiumit nuk do të ketë asnjë metal tjetër përveç oksigjenit. Pra, me një mbushje të vetme mund ta vozitësh veturën elektrike që nga Londra deri në Edinburg 403 milje ose 648.57 km.
Referencat:
- http://www.pcworld.com/article/2999825/windows/how-to-upgrade-from-pirated-windows-to-legitimate-windows-10.html
- Imazh i adaptuar nga:
- https://c.s-microsoft.com/en-us/CMSImages/hero_carousel_2in1_mini_start_CortanaMarket_1x.png?version=40315846-9252-97c8-44c5-dfb25cf1a611
- http://www.computerworld.com/article/2998994/malware-vulnerabilities/hackers-infect-mysql-servers-with-malware-for-ddos-attacks.html
- Imazh i adaptuar nga:
http://core0.staticworld.net/images/idge/imported/imageapi/2015/08/01/02/server-90389-100599828-primary.idge.jpg - http://www.sciencedaily.com/releases/2015/10/151029152629.htm
- Imazh i adaptuar nga:
http://images.sciencedaily.com/2015/10/151029152629_1_900x600.jpg