Kontrasti
Në qiellin e vërenjtur
rastësisht një rreze dielli që përshkon
sikur prej syrit të saj.
Sa bukur dukej kontrasti
qielli i bërë burg i zi e
sytë e saj shkëlqenin
si dy margaritar të pagdhendur
që refraktonin
breze t’ndryshme gjatësie valore
të dritës si një përrallë e këndshme,
si një gurgullimë përroi e
zëri i saj ngatërrohej jo rrallë herë
me cicërrimat e kanarinës dhe flautës.