Pas situatës që gjendemi tani, një nga zgjidhjet optimale për momentin e tanishëm do të ishte që të shpartallohej ky parlament dhe shteti të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme sepse gjendja e tanishme është tepër kaotike.
Barikadimi i qeverisë e ka shpier gjendjen e tanishme sepse shihet qartë që është e pa aftë të qeverisë shtetin dhe me anë të forcës mundohet të na imponojë marrëveshjet e dëmshme që janë nisur nga Hashim Thaçi e përfunduar nga Isa Mustafa. Kjo, është shumë veprim shumë i ultë dhe krijon edhe më shumë paqartësi dhe mendoj se pas këtyre veprimeve përsëri masa të njerëzve do ta ta lëshojnë Kosovën pasi që e panë shumë mirë punën e djehshme.
Shihet qartë nga ana e pushtetit që mundohet që me anë të shantazheve të krijoj trysni te popullata që të pranoj të papranueshëm Bashkësi e komunave me popullësi serbe. Gjithashtu, demarkacioni me Malin e Zi, do të duhej të miratohej nga Parlamenti, i cili tani për tani është jo funksional. Këto dy gjëra do të duhej edhe Gjykata Kushtetuese t’i trajtonte si lëndë që cënojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila garanton që të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë, ndërsa me anë të këtyre marrëveshjeve po krijohen dy entitete, thjeshtë një Republika Serbe e dyta në Ballkan.
Që të mos shkojë vendi në luftë civile, presidenti ka autoritet dhe mandat ta shpartalloj parlamentin, zgjedhje të reja. Por, fatkeqësisht kjo e jona është marionetë e partisë në pushtet tash e ca vjet. Kështu që, një e ardhme e pa sigurt është në pamje jo fort larg.