Në shumicën e rasteve i kemi shumë fjalëkalime të ruajtuara në Google Chrome por është pak e vështirë të merret fjalëkalimi edhe pse e di fjalëkalimin e kompjuterit.
Këtë program e kam zhvilluar në C# dhe si të hapet i liston të gjitha fjalëkalimet e ruajtura në Google Chrome. Te kolona Password nuk shihet fjalëkalimi aktuar por janë thjeshtë një grumbull ylla të vendosur. Nëse klikoni dy herë mbi një rresht atëherë ju paraqitet një dialog Windows Login që ta jepni Nofkën dhe fjalëkalimin tuaj. Nëse janë të sakta atëherë fjalëkalimi i llogarisë së përzgjedhur kopjohet në Clipboard the pastaj mund ta ngjitni me Paste në fushën e fjalëkalimit. Por, pasi që të kyçeni fshijeni fjalëkalimin nga Clipboard duke kopjuar diçka tjetër.