Milingona e rrëmbyer

Na ishte një herë një familje lumtur milingonash. ata hanin, punonin e loznin të gjithë së bashku. Prindërit kishin dy të vegjël një ishte femër e tjetri mashkull.

Siç ishin duke lozur të vegjlit aty pranë bregut të detit vjen një brumbull dhe e grabit të voglën e të gjorën milingonë. I vogli nuk mundi të bëjë asgjë thirri tërë kohën për ndihmë por prindërit kishin iku larg për të gjetur ushqime.

Dhe kështu i vogli i dëshpëruar u kthye në shtëpi i brengosur për fatin e motrës së tij të vogël, milingonës së vogël. Dhe kështu i vogli filloi që çdo mëngjes të dilte në breg e të shihte mos po i kthehej e vogla dhe e shtrenjta motër milingonë. Por, pritjet dukeshin se ishin të kota dhe se milingona po rritej e rritej. Një mëngjes siç ishte duke pritur i lind një ide. Të ecë tutje në të majtë që të bie më poshtë buzë ujit. Se këta ishin goxha lart të siguruar që mos të ndikonte batica dhe zbatica e ujit. dhe kështu milingona u nis kaloi fusha të gjëra me lule e male me drunj vigan. Kaloi shtatë fusha e shtatë male gjersa arriti në vendin më të përshtatshëm. e tani në një gjethe hipi milingona dhe filloi të lundronte. Milingona lundroi ditë e natë plot 7 ditë dhe 7 net dhe askund nuk ndal. Orientohej me erën që bëhej sa më e fortë e motrës së tij. Dhe në fund arriti në anën tjetër i rraskapitur nga lundrimi i gjatë nëpër shtigje uji të rrezikshme.

Atë natë ai pushoi në breg të detit se hëna nuk shihej fare në horizont dhe gjithandej ishe territor i panjohur deri më sot . Qielli ishte i errtë pa hënë, veç ndonjë yll aty këtu shkëlqente e ndonjë binte ndoshta për të treguar se milingona që ka ardhur ta kërkojë të motrën ka fat. Dhe kështu milingona duke soditur një yll të vetmuar filloi të kotet dhe e zuri gjumi. Duke fjetur milingona sheh një ëndërr ku i duken lojërat që i bëri ai me të motrën sa ishte i vogël. Pa edhe shumë ëndrra të këndshme por në fund iu paraqit skena kur iu kishte grabitur e motra. Dhe në ato çaste i befas i del gjumi por kur i hap sytë e sheh se ishte bërë ditë. Dhe kështu milingona u ngrit dhe filloi të kërkojë. Kaloi fusha e male plotë shtatë dit e net. Dhe nuk u ndal askund se vullneti për ta gjetur të motrën ishte shumë i madh sa që e mundi lodhjen.

Dhe papritmas u gjend në afërsi të vendstrehimit të brumbullit aty kundërmonte një erë e keqe që të zinte hundët. Por prapë vullneti për të gjetur të motrën e mundi erë e keqe dhe milingona filloi të sodiste anë e kënd për ta gjetur të motrën. Dhe pas kërkimit tre ditor ai e hasi të motrën dhe u prek nga ajo pamje që e gjeti të motrën , të stërlodhur, të molisur nga punët që bënte për brumbullin. Por, që milingona në fillim pati frik nga kujtimet e kahershme të brumbullit. Por, një gjë e kishte harruar që tani brumbulli ishte tash i plakur dhe i vetmuar sa që ishte bërë i padëmshëm. Të nesërmen me të filluar të zbardh dita milingona mblodhi tërë guximin dhe ngadalë u nis tatëpjetë me hapa të bindshëm por me drojë mos po zgjohet brumbulli. Me të afruar te shtëpiza e brumbullit milingona e hetoi brumbullin të vrenjtur duke fjetur. Në një çast ai u ndal se brumbulli u rrotullua. Por pasi e pa që sytë ende i kishte të mbyllur ai vazhdoi tutje.

Kur arriti te motërza e vogël ai së pari e kapi atë e mbërtheu, e përqafoi fort pasi që motërzën nuk e kishte parë kaherë. Dhe pastaj dal nga dal e liroi nga pengesa që motërza e kishte pasur kaherë që të mos ikte. Me heqjen e pengesë që e kishte e motërza ai e morri në shpinë motërzën dhe u nis dal nga dal pa bërë zhurmë fare. Dhe pasi kaluan dy ditë e dy net brumbulli e kishte hetuar mungesën e milingonës që e kishe grabitur dhe mblodhi fuqitë e mbetura dhe filloi të fluturoi duke kërkuar për milingonën që i kishte ikur.

Ai, brumbulli, fluturonte lart në lartësi dhe prej pleqërisë nuk mund të shihte mirë. Kjo i pengonte të fluturonte cektë që të shihte më mirë milingonën e ikur. Kaluan ditë e net të tëra e nuk u gjet milingona e tretur. Milingonat e ikura kishin arritur në breg dhe se aty kaluan një natë se nata i zuri edhe uji ishte pak i trazuar. Milingonat gjetën një strehë dhe vendosën ta kalojnë natën aty. Vëllai doli pak vërdallë dhe mblodhi ca gjëra për t’i ngrënë. I solli në strehë dhe së bashku me motërzën ngrënë. Dhe pastaj ata flenë, morën një gjumë të thellë sa që pushuan mjaftë të nesërmen ata u bënë gati ty hipin në një gjethe të vazhdonin tutje të lundronin shtatë ditë e shtatë net. Por papritmas brumbulli i heton dhe niset tek ata. Por ai me fuqitë e veta tash kur është plakur arrit që ngadalë t’i afrohet milingonave por për fat pak para se t’i arrinte milingonat fuqia brumbullin e lë dhe ai mezi fluturon prapa në tokë për të pushuar. Ndërsa milingonat vazhdonin tutje udhëtuan shtatë ditë e shtatë net pro jo pa pasur probleme pasi që brumbulli herë pas here i afrohej. Më në fund në ditën e gjashtë të lundrimit brumbulli rraskapitur me vështirësi kthehet në shtëpinë e ti nga kishte ardhur, ai u rraskapit e braktisi ndjekjen. Dhe në fund erdhën në bregun në anën e tyre. Por që tani duhet kaluar edhe shtatë ditë e shtatë net për të arritur në shtëpinë tyre. Duke ecur milingonat dal nga dal kalojnë kodrat dhe fushat e gjëra por herë pas here me probleme me grabitqar të ndryshëm që tentonin të sulmonin. Më në fund milingonat u afruan afër fshatit të tyre dhe se ishin të lodhur e të rraskapitur. Shtëpinë e kishin në fundin tjetër të fshatit të tyre. Dhe në mes të natës ata ecnin dal nga dal mos të shkaktonin zhurma që t’i shqetësonin të tjerët në fshat. Duke ecur nga dal motërza nuk e mbante mend fare shtëpinë pasi që ishte grabitur shumë herët dhe e sheh vëllanë që ndalet dhe ajo ndalet. Pastaj që të dy futen në një oborr dhe shohin nënë e babanë duke qarë në mes të oborrit duke menduar se i kanë humbur që të dy bijtë e tyre. Por ku u panë që të gjithë shpërtheu gëzimi e lumturia sa që prindërit nuk mund t’i mbanin lotët nga gëzimi dhe kështu atë natë shkuan për të fjetur se ishin të rraskapitur nga udhëtimi i stërzgjatur. Të nesërmen familja ngriti një dolli dhe i ftoi të gjithë fshatarët të festonin kthimin e më të dashurve përsëri në gjirin e ngrohtë familjarë.

Shkruar nga Ahmet N Murati

 

Published by amurati

I am a software developer, translator and poetry writer soon also a novel to be turned into a movie

Leave a comment

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: