Prurjet që vijnë që nga Liqeni i Ohrit dhe nga burimi i Drinit të Bardhë pasi që të kalojë dimri shkaktojnë rëndom telashe pasi që niveli i ujit arrin nivelet më të larta të lejuara sa që një pjesë e madhe e ujit duhet të shkarkohet për shkak siç u cek më lartë që stabilimentet prodhuese elektrike mund të dëmtohen.
Një nga mënyrat më efikase që mund të zgjidhte problemin mbingarkimit të rezervuarit është që një pjesë e ujit të shpërndahet nëpër vendet e ndryshme si në Shqipëri dhe Kosovë duke mbushur rezervuarët e qyteteve që mos të ngelin pa ujë. Ky sistem gypash masiv do të transportonte ujin e tepërt përmes një sistemi të pompave që do të dërgonte këtë ujë nëpër viset e ndryshme. Një nga gypat e tillë do të mund të transportohej deri në një pikë të lartë në pjesën veriore të Malit Sharr e pastaj një pjesë e tij, me ndihmën e rënies së lirë do të rrjedhtë ter në pikat më të larta ku gjenden rezervuarët e qyteteve të ndryshme në Kosovë. Gjithashtu ky sistem do të duhej të lidhej edhe në Shqipëri, sa që sasi të mëdha të ujit të tepërt nuk do të derdhej që të shkaktonte probleme serioze për qindra mijëra ekonomi familjare në pjesën veriore të Shqipërisë.
Me anë të këtij projekti do të mund të arrihen edhe rendimente më të larta në bujqësinë e veriut të Shqipërisë dhe Kosovës por edhe kualiteti i jetës së banorëve të këtyre trevave që preken gati çdo vit.
Referencat:
1. Fotografia e marr nga REL