Pasi që u bë përditësimi i Android 11 në Samsung Galaxy S10 u vërejt që nuk mund të kyçesh më në rrjetin pa tela Wi-fi.
Sot, në mëngjes hulumtova dhe e gjeta zgjidhjen e problemit.
Së pari duhet ta keni fjalëkalimin e rrjetit Wi-Fi dhe ta ndërroni disa nga cilësimet e tij.
Te rrjeti duhet ta mbani pak rrjetin Wi-Fi dhe iu del një listë me opsione duhet ta zgjidhni Manage Network Settings nëse e keni në Anglisht telefonin, Netzwerkeinstellungen verwalten në Gjermanisht apo Menaxho cilësimet e rrjetit në Shqip.
Pastaj klikoni Advanced, Fortgeschrittene, Avancuar
Në fund është pjesa e MAC adresës. Fillimisht në Android ka qenë që të gjenerohet vazhdimisht një MAC adresë e re. Por për ta zgjidhur problemin e pamundësisë së kyçjes në Wi-Fi me Android 11 duhet ta zgjidhni Phone MAC Address, Telefon MAC-Adresse, Adresa e telefonit MAC