Siç dihet ka disa mënyra të minimin përmes pajisjeve tona si kompjuter desktop, laptop si dhe minim online përmes telefonave – Smartphone.
Në kompjuter mund të bëhet minim përmes procesorit por duhet ta keni parasysh që duhet të jetë një procesor më i ri që të përfitoni sa më shumë. Ndërsa sa i përket kartelës grafike edhe me të mund të minohet mirëpo jo përmes kartelave grafike që gjenden në CPU pasi që këto kartela grafike nuk përmbajnë në vete memorie por përdorin memorien e kompjuterit.
Minimi me anë të kartelës grafike
Me kartelë grafike që është në procesor nuk mund të minohet fare sepse mininimi kërkon të paktën 6 GB memorie për skedarin DAG që vendoset në memorien e kartelës grafike për të minuar Ethereum. Rrjedhimisht minimin me anë të kartelës grafike kërkon 6 GB memorie të integruar në kartelë grafike që të arrihet minimi më i mirë. Për këtë arsye të duhet një njësi furnizuese më e mirë e kompjuterit.
Çfarë është Skedari DAG?
Skedari DAG është shkurtesë Directed Acyclic Graph që në shqip i bie Graf jo-ciklik i dirigjuar që pa hyrë në detaje të shumta është qendësor për të minuar Ethereum ose Ethereum Classic. Madhësia e skedarit DAG rritet me kalimin e kohës, saktësisht çdo 30.000 blloqe (Ethereum) ose çdo 100 orë për të qenë të saktë. Skedari DAG duhet të “ngarkohet” në memorien e GPU gjatë minimit. Dhe rrjedhimisht është mirë që kartela grafike e kompjuterit tuaj të ketë të paktën 6 GB memorie.
Minimi përmes kompjuterit në mënyrë të lehtësuar
Minimi mund të bëhet përmes faqes Nicehash kur duhet ta instaloni programin në kompjuterin tuaj. Nicehash e ka mundësinë të minohet në Windows si dhe në Linux apo miner. Nicehash mund të minohet lehtësisht pasi që nuk kërkon të mësohen tepër shumë gjëra ku mund ta fillosh minimin përmes CPU dhe minimin përmes GPU. Për shembull kur në kompjuter të duhet të kryesh ndonjë punë atëherë është mirë ta ndalni minin në CPU dhe minimin me GPU ta lëni të punojë.
Një program tjetër por më i komplikuar është Awesome Miner si dhe Unminable por kërkon mësim më të thellë në fushë e krypto. Ky program është më i specializuar dhe është gjeneral mirëpo këtu të duhen të kesh tashmë Wallet tënd të krypto. Një wallet i mirë është Coinbase dhe ëshë i thjeshtë për përdorim.
Minerat për përdorim të avansuar
Ndër minerat që mund të përfitosh më së shumë janë GMiner në CPU me Zhash që bënë rreth 600 satoshi në ditë. Ndërsa kartelë grafike është Phoenixminer që kërkon të paktën 6 GB memorie.