
Loja e shahut është një lojë strategjike që përmes zhdërvjelërsisë së trurit arrijmë të fitojmë lojën. Shahu luhet në një sipërfaqe katërore që të paktën e ka hapësirën e ndarë në tetë shtylla dhe tetë rreshta.
Pjesët e lojës së shahut janë piuni, topi, kalorësi, oficeri, mbreti dhe mbretëresha.
Piunët mund të luajnë një ose dy hapa në fillim pastaj vetëm nga një hap. Topi luan vetëm në katër anë, oficeri lëviz vetëm diagonalisht, mbreti lëviz vetëm nga një hapësirë ose e bënë hyrja në kështjellë, ndërsa mbretëresha mund të lëvizë në tetë drejtime nga vendi ku është. Piuni mund të merr figurën e kundërshtarit në anë diagonale dhe kalon në pozitën e kundërshtarit. Kalorësi lëviz në form të shkronjë L në tetë drejtime po me këtë figurë të shahut duhet të mendoni tërthorazisht për hapat në vijim. Oficeri mund të lëviz diagonalisht, por kur mbrohet nga një piun aty kundërshtari nuk mund ta merr fare sepse e humb figurën që ka sulmuar atë oficer.
Loja me kalorësin është shumë intersante sepse me të mund të sulmohen shumë figura njëkohësisht sikurse në pamjen në vijim
Kur luan shah duhet të mendosh për dy a tre hapat në të ardhmen, pastaj duhet që sulmin ta koordinosh sidomos kur sulmohen dy apo tri figura kryesore të kundërshtarit, e kur luan me kalorësin aty duhet të mendosh në tetë drejtimet e tij në tre hapat në të ardhmen.

Me këtë lojë të kalorësit rëndom kundërshtarët dorëzohen sepse po e lëviz mbretin mbretëresha i grabitet.
Ndonjëherë, mund të bëjmë më tepër se një mbretëreshë apo figurë tjetër kur një nga piunët tuaj arrinë në fundin tjetër sikurse në figurën në vijim.
