Siç e dimë që përgjatë dimrit shumica dërmuese e qyteteve të Kosovës ngrohjen e bëjnë kryesisht me anë të drurit, së fundmi edhe me pelet, në zonat e pasura me qymyr si në Prishtinë, Fushë Kosovë e gjetiu me anë të qymyrit – Linjitit e disa me rrymë. Ndërsa ngrohja qendrore në Prishtinë dhe Gjakovë ndikon pak në sasinë e ndotjes disi më të ultë. 

Të gjitha këto teknologji të ngrohjes aktive gjatë stinës së dimrit shkaktojnë ndotje të lartë, por gjithashtu numri shumë i madh i veturave që qarkullojnë ndonëse një pjesë dërmuese e tyre nuk dihet as teknikisht që janë në gjendje të mirë teknike pasi e dimë shumë mirë se si bëhet kontrolli teknik i veturave.

Nga ana tjetër, pjesa dërmuese e shtëpive në territorin e Kosovës janë të pa izoluara, përveç fasadës së thjeshtë kjo ndikon në mënyrë direkte në humbjen e energjisë gjatë ditëve të dimrit. Kjo ndodh pasi që fasada nuk e ka koeficientin e lartë termik dhe për këtë arsye kemi humbje të madhe të energjisë dhe duhet të kemi ngrohje aktive termike gjatë dimrit që i rrit shpenzimet në mënyrë astronomike sidomos pasi që KEK/KEDS gjatë dimrit e rrit në tarifa tepër të larta. Gjithashtu, politikat jo të mirëfillta të klasës politike po e bën të veten që faturat e energjisë elektrike të jenë astronomikisht të larta, gjersa Kosova e ka qymyrin e vet.

Në disa shtete sidomos ato të zhvilluara, shteti i financon deri në 50% të shpenzimeve për qytetarët e vet që janë të interesuar ta bëjnë izolimin e shtëpisë. Kjo ul humbjen e energjisë gjatë ditëve dimërore dhe rrjedhimisht edhe shpenzimet janë më të ulta.

Nga ana tjetër, edhe financim 50% për rindërtim të kulmit pasi çdo 25 vjet duhet të rindërtohet kulmi. Gjatë këtij veprimi do të instalohej edhe izolimi termik dhe do ta ulte sasinë e lartë të energjisë së humbur përmes kulmit.

Ky projekt është shumë i kushtueshëm por duhet të jetë projekt afatgjatë deri në 30 vite e pastaj do të vjen deri te uljes së ndotjes së ajrit.

Me anë të izolimit të shtëpive/ndërtesave do të ulen edhe shpenzimet.

Gjithashtu me anë të procesit të gazifikimit të Kosovës përmes projektit TAP, do të ishte mirë që të ndërtoheshin kapacitete të reja të kogjenerimit në kryeqendrat e rajoneve fillimisht që do të punonte me anë të gazit natyror. Dhe kjo do të ofronte një decentralizim të gjenerimit të energjisë elektrike si dhe asaj termike që shërben për ngrohje.

 

Published by amurati

I am a software developer, translator and poetry writer soon also a novel to be turned into a movie

Leave a comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.