Netët dhe hëna
Në netët e gjata pa gjurmë yjesh
Ujkonjat ulërijnë n’largësi
E zëri yt atje pranë hënës
Me mjeshtrinë e magjistarit t’ëndrrave
Theve akullin e fortë që ngrihej dikur moti
E tani, të dëgjoj,
Të ndjej, të ndjej të rrahurat e zemrës
Gjersa unë zvarritem
nëpër kthetrat e dragoit
Që t’arrij te ti.
23:39 17.10.2015