Analizë e gjendjes në veriun e Kosovës
Një ndër zonat më problematike në Kosovë është rajoni i Mitrovicës, përkatësisht pjesa veriore e Mitrovicës kryesisht e banuar me pjesëtarë të nacionalitetit Serb si dhe Romë e të tjerë. Në këtë pjesë gjenden edhe disa lokalitete të banuara me shqiptarë siç është Lagjja e Boshnjakëve si dhe disa fshatra tjera si Gushavc, Kçiç i Madh, Vinarc si dhe ndonjë tjetër.
Situata për shqiptarët që jetojnë përtej lumit të Ibrit është e përcjellë me dhunë ndaj shqiptarëve nga ana e serbëve që jetojnë në atë pjesë si të ardhur për qëllime keqbërëse nga rajone të ndryshme të Serbisë. Në këtë mënyrë situata deri në një masë përngjanë me atë që kemi përjetuar para lufte. Me represione, rrahje të shqiptarëve, dëmtim të pronave shqiptare e së fundi kemi edhe eksplodimin e pajisjeve të komunikimit telefonik mobil pronë e kompanisë IPKO përkatësisht Mobitel (kompani sllovene e telefonisë mobile). Këto veprime të fundit nuk na dëmtojnë në aspekt afatgjatë pasi që duke qenë investim i Sllovenisë, dhe duke cenuar investimet sllovene në Kosovë kjo do të ketë implikime në aspektin e lobimit kundër Serbisë në rastin aspiratave të Serbisë për bashkëkangjitje në OTVA (NATO) po ashtu edhe në BE. Kështu që, ata me mjetet e tyre kanë dëmtuar imazhin e tyre ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, pasi që ky rajon është jashtë kontrollit dhe administrimit të Republikës së Kosovës një ndër mënyrat e të futurit nën kontroll e administrim të Republikës së Kosovës është edhe zbatimi i orës policore prej orës 18:00 deri në ora 6:00. Me ç’rast do të merrej nën kontroll ajo zonë, pastaj kjo do të ishte një përfitim i madh për buxhetin shtetëror pasi që informaliteti si dhe evazioni fiskal do të bie në masë të madhe pasi që kontrabanda po lulëzon në atë zonë. Frytet e orës policore kemi në rajonin e Gjilanit pasi që kemi shumë fshatra të banuara me serb dhe se nuk bëjnë probleme siç bëjnë serbët e të qytetit të Mitrovicës. Në këtë mënyrë do të kemi zgjidhje të problemit të qytetit të Mitrovicës ku do të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ahmet N Murati, 4 maj 2010
Short analysis of the situation in northern Kosovo
One of the most problematic areas in Kosovo is the region of Mitrovica, respectively, the northern part of Mitrovica predominantly inhabited by members of Serbian nationality and Rome and others. In this section there are some localities inhabited by Albanians and Bosniaks as Lagjja e Boshnjakëve and several other villages Gushavc, Kçiç Great, Vinarc and others.
The situation for Albanians living across the river Ibar is accompanied by violence against Albanians by the Serbs who live in that part also the others who came for misdemeanour purposes from various regions of Serbia. In this way the situation to some extent resemble what we experienced before the war. With repression, beatings of Albanians, damaging of Albanian’s property have also recently explosion of mobile telephone communications equipment company property or IPKO Mobitel (mobile phone company Slovene). These recent actions do not harm us in terms of long-term aspect, as investments as being of Slovenia and Slovenian investments in Kosovo violated this will have implications in terms of lobbying in the case against Serbia’s aspirations to join the NATO and EU. So, with their tools they have damaged their international image.
On the other hand, since this region is out of control and administration of the Republic of one of the ways of bringing under control the administration of the Republic of Kosovo is the implementation of police time from 18:00 am until 6:00 pm. n which case would be taken under control it the area, then it would be a great benefit to the state budget as the informality and tax evasion would fall largely because smuggling is booming in that area. The fruits of curfew have been since a while in the region of Gnjilane as have many Serb villages and they do not make such problems as the Serbs of Mitrovica. In this way we will have a solution to the problem of Mitrovica, where all citizens of Kosovo will co-exist peacefully.
Ahmet N Murati, May 4th, 2010